Sulmi me agjent nervor, del nga spitali vajza e ish-spiunit rus, dërgohet në vend të sigurt

Sulmi me agjent nervor, del nga spitali vajza e ish-spiunit rus, dërgohet në vend të sigurt

Yulia Skripal

Vajza e ish-spiunit rus, Sergei, e cila u helmua me agjent nervor së bashku me të atin, ka dalë nga spitali. Mediat e huaja raportojnë se 33-vjeçarja Yulia Skripal ka lënë spitalin një ditë më parë dhe është dërguar në një vend të sigurt.

Ndërkohë, babai i saj 66-vjeçar është akoma në spital, por gjendja e tij është përmirësuar. Babë e bijë përfunduan në spital më 4 mars, pasi ranë pre e një sulmi me agjent nervor toksik.

Britania e Madhe akuzoi Rusinë për helmimin e ish-spiunit dhe vajzës së tij, por Moska mohoi përfshirjen në këtë sulm, duke akuzuar Britaninë se po shpik një histori të rreme. Pas këtij sulmi, shumë vende të botës, mes tyre edhe Shqipëria, dëbuan diplomatët rusë nga vendet e tyre. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave