NJU JORK- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, ka bërë të ditur se akuzat për sulme me armë kimike pranë kryeqytetit sirian “duhen hetuar pa vonesa” dhe duhet një sqarim i menjëhershëm.
Ai ka dërguar eksperten e tij, Angela Kane, në Damask.
Ndërsa më herët, Franca tha se mund të jetë i nevojshëm një “reagim force”, nëse akuzat e rebelëve vërtetohen në terren.
Nëse qeveria e presidentit të Bashar al-Assad do të rezultojë pas sulmeve me armë kimike, atëherë do të ishte “një përshkallëzim i egër dhe flagrant” i luftës civile siriane, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit amerikan, Jen Psaki.
Aktivistët opozitarë të qeverisë Assad thanë se rreth 1300 vetë u vranë nga sulmet në zonën Ghouta të Damaskut.
OKB-ja i ka kërkuar qeverisë siriane të lejojë ekipin e tyre hetues që aktualisht ndodhet në Siri, të hetojë edhe incidentin e fundit.
Por, qeveria, e cila hedh poshtë akuzat, nuk ka dhënë ende asnjë shenjë se do ta lejojë këtë hetim.
Redaksia online
(lç/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com