Sulmi me armë kimike në Siri,
Rusia në mbrojtje të Assad

Sulmi me armë kimike në Siri,<br />Rusia në mbrojtje të Assad
Sulmi me agjentë kimik që tronditi ditën e djeshme Sirinë duke lënë të paktën  70 të vdekur mes tyre shumë fëmijë dhe dhjetra të lënduar ka shkaktuar reagime të shumta në arenën ndërkombëtare ndësa në qendër të akuzave është presidenti Bashar al Assad.

Ndërkohë Rusia një nga aleatët e qeverisë shfajsohet duke u shprehur se avionët sirianë kanë bombarduar gabimisht një qendër të armëve të rebelëve që mbajnë të pushtuar qytetin verior të Sirisë.  

Moska duket e vendosur për të mbështetur regjimin e Assad.

Masakra e kësaj të marte është cilësuar si një nga tragjeditë më të mëdha që kur nisi edhe lufta civile në Siri e cila hyn në vitin e shtatë.

Simptomat e shkaktuara nga sulmi kimik dhe pamjet e shpërndara në media dëshmonin për një katastrofë të vërtetë njerëzore.

Gazetarët nga vendgjarja raportuan se, pas sulmit me armë kimike, avionët bombarduan klinikat lokale që po trajtonin të plagosurit.

Ata  u shprehen se viktimat kishin simptoma të qarta të përdorimit të armëve kimike, si gjak apo shkumë që i dilte nga goja.

Sekretari amerikan i shtetit Tillerson akuzoi regjimin e Bashar Al Assad për sulmin. SHBA dyshon se ishin pikërisht agjentët kimik me përmbajtje sarini që shkaktuan dhjetra viktima në provincën në Idlib.

Ndërsa Trump nuk i kurseu akuzat për paradhësin e rij duke thënë se aksionet e regjimit të Assad janë pasojë e dobësisë së administratës Obama.

OKB mbledhje urgjente: Dënon sulmin

Por nga ana tjetër Damasku i konsideron akuzat false duke thënë se forcat qeveritare nuk kanë përdorë materiale të tilla duke akuzuar forcat rebele se janë pikërisht ata që përdorin substanca kimike.

Ndërsa Franca dhe shtete të tjera evropiane  kërkuan mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë për të diskutuar atë cka po ndodh në Siri.

Ati i Shenjtë: “Masakër e papranueshme”

“Një masakër e papranueshme” kështu e konsideroi Papa Francesku atë cka ndodhi në Siri duke bërë thirrje që të merren masa për të shpëtuar të pafajshëm


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane