1615225514_edii.jpg

Kryeministri Edi Rama tha se sulmi i zyrës elektorale të PDKavajë është një akt i rëndë, por edhe më i rëndë është politizimi i saj nga Lulzim Basha dhe Ilir Meta.

“Plagosja e Kavajës e patolerueshme! Autori duhet çuar në pranga sa më shpejt! Politizimi i kësaj ngjarjeje është po aq i keq sa vetë ngjarja! LB duhet të bashkohet me mua për të mbështetur drejtësinë pa nxitur tensionin, ndërsa IM duhet ta ndalë fushatën idioteske të tensionimit”, shkruan Rama.


Lajmi kryesor:

Të shtëna me armë në zyrën elektorale të PD në Kavajë, 1 i plagosur! Basha: Atentat nga një kryeministër që e di se do humbë! Rama: Mos nxit tension, të arrestohet autori! Mister shkaqet