Flet nëna dhe familjarët e të riut që qëlloi 4 besimtarë gjatë faljes dhe 1 punonjës picerie: Ju lutemi kurojeni, është me depresion(VIDEO)

Nëna e Rudolf Nikollajt, i cili plagosi me thikë sot 5 persona te xhamia në Rrugën e Kavajës në Tiranë, ka folur sot për Report Tv dhe me lot në sy është shprehur se djali i saj është i sëmurë, që ka shfaqur shenja depresioni që pas largimit nga puna.

“Vetëm të më shërojnë djalin se nuk ka qenë kështu, e di unë se ca djali kam, ma hoqën nga puna, u largua nga shoqëria, nga familja, më shëroni djalin ju lutem, nuk e krahasoj me askënd. I lutem dhe imamit të xhamisë të bëjë lutje për fëmijën tim se është i pafajshëm, nuk është si e nxjerr TV. Djali ka qenë me ilaçe kohët e fundit, ju lutet ma shëroni, kohët e fundit është bërë ashtu. Ka gati 6 muaj që është ashtu”, tha nëna e Rudolfit.

Kujtojmë ditën e sotme Rudolf Nikollaj sulmoi me thikë disa persona në xhaminë ‘Dine Hoxha’ te rruga e Kavajës, ku kanë mbetur të plagosur 5 persona,  4 prej tyre besimtarë, teksa po faleshin. Report Tv ka mësuar të gjithë dinamikën e ngjarjes, ku mësohet se i riu i identifikuar Rudolf Nikollaj ka plagosur fillimisht punonjësin e picerisë, e më pas ka shkuar në xhaminë që ndodhet përballë rrugës duke sulmuar me thikë 4 besimtarë, fatmirësisht jashtë rrezikur për jetën.


Lajmi kryesor:

Sulm me thikë në xhaminë te Rruga e Kavajës! Autori qëllon punonjësin e picerisë dhe 4 besimtarë, arrestohet për sulm terrorist! Familjarët: Është në depresion (VIDEO)


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet në Fier e Fushë Krujë, a jeni të shqetësuar nga situata e rendit dhe sigurisë publike?



×

Lajmi i fundit

John

Kapet kokainë në portin e Durrësit, u gjet në një kamion që ishte nisur drejt Italisë! Prangoset drejtuesi i mjetit