Televizioni norvegjez ka transmetuar për herë të parë videon, që tregon pamjet nga shpërthimi me bombë në Oslo ku mbetën të vdekur 8 persona. Pamjet e filmimit të 22 korrikut të 2011-s tregojnë terroristin norvegjez, Anders Behring Breivik, që parkon një furgon të bardhë pranë ndërtesave qeveritare në kryeqytet.
I veshur me uniformë, autori i masakrës në Utoya zbret nga automjeti dhe largohet me shpejtësi drejt një makinë ngjyrë gri për t’u drejtuar më pas drejt ishullit, ku vrau edhe 69 njerëz të tjerë. Të rinj mes moshave 14 deri në 18 vjeç ishin mbledhur në një kamp veror të organizuar nga Partia Laburiste e kryeministrit.
Roja e sigurisë, atëhërë në detyrë tregon videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe përshkruan disa faza të ndryshme të saj.
Gjithashtu në video tregohet e gjithë skena e shpërthimit të bombës.
Anders Breivik, u dënua në gusht me dënimin maksimal me burgim të parashikuar në Norvegji, 21 vjet, dënim që mund të zgjatet.
Sulmet e vitit 2011 ishin më të dhunshmet në historinë e Norvegjisë që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
(l.c/ad.ti shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com