Forcat e armatosura dhe shërbimet e emergjencës britanike u zhvendosën në fshatin Dorset të Alderholtit në Angli sot në mëngjes, duke mbyllur një rrugë ku jeton agjenti i policisë së Wiltshire Nick Bailey, i cili u dërgua në spital pas sulmit me gaz nervin.
Një burim policor, raporton Daily Mail tha sot se: 'Hetimi është i shqetësuar lidhur me kontaminimin e mundshëm të afdresën e Bailey-t, pasi mësohet se ai ka qenë edhe në shtëpi pas sulmit”.
Dy kamionë të mëdhenj të ushtrisë dhe një vinç i shoqëruar nga policia mbërritën në fshat, pasi banorët ishin njoftuar një natë më parë se rruga do të mbyllej sot.
Mësohet se edhe kryeministrja Theresa May e vizitoi vendngjarjen e helmimit në Salisbury për herë të parë sot, ku ajo mori lule nga banorët teksa e dënoi si të “neveritshëm” aktin.
Ndërkohë, po sipas Daily Mail, disa deputetë nga laburistët e kanë sfiduar Jeremy Corbyn dhe kanë mbështetur linjën e ashpër të Theresa May kundër Rusisë pas sulmit me gaz nervin në Salisbury.

Lideri i laburistëve Jeremy Corbyn nën akuzë për apologji ndaj Moskës
Lideri i partisë së majtë po përballet me një revoltë në rritje brenda radhëve të partisë së tij lidhur me dështimin e tij për ta dënuar Moskën pas tentativës së vrasjes së një ish-agjenti rus në Britani.
Corbyn u akuzua se ishte bërë “papagall” i linjës së Kremlinit në Parlament, kur deklaroi se nuk e pranonte se Rusia mund të ketë qenë burimi i vetëm i sulmit me agjentin kimik të arngut ushtarak Novichok.
Disa nga deputetët e laburistëve kanë paralajmëruar s mund të japin dorëheqjen pas deklaratave të Corbyn.
s.k/Shqiptarja.com








