TIRANË - Ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka çuajtur akt të shëmtuar terrorist, sulmin ndaj kryetarit të PD-së të Pogradecit dhe familjes së tij.
Me një shënim në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka theksuar se, “mbrëmë natën vonë, nje dorë e zezë terroriste vendosi një granate të fuqishme në pragun e derës së shtëpisë së kryetari i PD të Pogradecit”.
“Shpërthimi i fuqishëm i granatës shkaktoi tronditje shokuese te fëmijët dhe bashkëshortja e Luan Lipo dhe banorët përreth. Ky shpërthim shokues i stampës terroriste ndodh në klimën e urrjetjes që mbjelle çdo ore dhe çdo ditë ndaj opozitës dhe drejtueseve të saj kryekreu Edi Rama”, shkruan Berisha në Facebook.
Sipas ish-kryeministri ky akt, “dëshmon lidhjet e fuqishme të Rames dhe qeverisë Rama - Meta me krimin, lidhje që qëndrojnë në themel të degradimit me shpejtësi të rendit publik dhe sigurisë në vend, rritjes marramendëse të kriminalitetit dhe trafiqeve kriminale”.
“Duke shprehur solidaritetin tim të plotë me kryetarin e PD, Luan Lipo, fëmijët dhe familjen e tij dhe me të gjithë demokratët e Pogradecit dhe dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt terrorist, bëj thirrje organeve të drejtësisë të bëjnë çdo gjë për hetim të paanshëm dhe vendosjen para ligjit të autorëve dhe organizatorëve të këtij akti tejet të rëndë”, përfundon shënimi i ish-kryeministri Sali Berisha në profilin e tij në Facebook.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com