Sulmi me Novichok ndaj Sergei Skripal, flasin për herë të parë dy të akuzuarit: Shkuam në Londër si turistë

Kanë folur për herë të parë dy personat e akuzuar për helmimin me agjentin nervor Novichok të ish-agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij. Në një prononcim për RT.com, dy të akuzuar kanë thënë se kanë udhëtuar në Briani si turistë.
Aleksandër Petrov dhe Ruslan Boshirov kanë thënë se kishin shkuar në Salisbury për dy ditë rresth për shkak të motit të keq. Ata janë akuzuar nga qeveria britanike për helmimin e agjentit të dyfishtë Sergei Skripal.

Dy të akuzuarit kanë thënë se kanë shkuar në Londër pas një rekomandimi nga miqtë e tyre, por kanë këmbëngulur se s’kanë lidhje me vrasjen e Skripal.

Qyteti u mbulua nga një rebesh shiu, u lagëm, morëm trenin më të afërt dhe u kthyem në Londër. Miqtë tanë na kanë sugjeruar për një kohë të gjatë të vizitojmë këtë qytet të mrekullueshëm. Ndoshta kemi kaluar afër shtëpisë së Skripalit, mirëpo nuk e dimë se ku gjendej ajo.

Aleksandër Petrov dhe Ruslan Boshirov, dy të akuzuarit nga Britania për sulmin ndaj Sergei Skripal

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë