Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tha se një fëmijë u vra në sulmin me raketa ruse në një bllok apartamentesh në qytetin qendror të Dnipro.
"Pesë njerëz vdiqën duke përfshirë një fëmijë," sipas llogarisë së Shërbimit Shtetëror të Emergjencave në Telegram.
Po ashtu bëhet me dije se janë plagosur 64 persona, përfshirë 14 fëmijë.
Ndërkohë 38 persona janë nxjerrë nga rrënojat, mes tyre 6 fëmijë.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë, alarm për sulm ajror në të gjithë vendin, 5 viktima dhe 27 të plagosur! Zelensky: Rusët i mposhtim duke i luftuar në tokën tonë






