TIRANE - Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla foli mbrëmjen e sotme për incidentin e pakëndshëm, kur u sulmua me salcë nga aktivistja Mirela Ruko.
 Ministrja theksoi se 'Mirelën do ta shoqërojë ky gabim, herët a vonë do ta kuptojë që ka bërë një faj'.

Nuk kam asnjë dëshirë për të komentuar protestuesit. Ka ikur koha kur protestuesit linçoheshin, pushoheshin nga puna, madje edhe vriteshin në bulevard. Mirelën do ta shoqërojë ky gabim, herët a vonë do ta kuptojë që ka bërë një faj. Faji, jo vetëm që derdhi në kokën time salcën por besoj se është përfshirë në një grupim politik që nuk ka lidhje me vlerat e demokracisë, lirisë. Veprimet anarkiste nuk janë ato që ne duam. Ngjarja ishte aty, në sytë e të gjithëve. Unë e përjetova live”, tha Nikolla në emisionin “Studio e Hapur”.

Ministrja Nikolla rrëfeu edhe reagimet e familjarëve të saj, pas sulmit me salçë. Ajo tha se vajza nuk pati përjetime të dhimbshme, por nëna e saj ishte shqetësuar.

“U shqetësua mamaja e moshuar, sigurisht. Mamasë iu afrova kur më përqafoi, i thashë se jam bërë më shijshme se kam edhe shijen e salcës”, tha ministrja Nikolla.

Incidenti me ministren Nikolla ndodhi të enjten e kaluar, kur ajo ndodhej në një samit studentor të FRESSH-it, tek Piramida.

Aktivistja Mirela Ruko i hodhi në kokë salcën ministren, ndërsa më pas u shoqërua nga policia. 

(er.nu/shqiptarja.com)