TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 19 prill të këtij viti në xhaminë "Dine Hoxha" në kryeqytet. Prokurori Hysni Mulaj ka pushuar çështjen në fjalë dhe pritet t'i kërkoj gjykatës lirimin e Rudolf Nikollajt, i cili ishte lënë nën masën e sigurisë "arrest me burg". Në fund të hetimeve akuza ka caktuar masën "mjekim i detyruar në një institucion mjekësor".
Sipas prokurorit Mulaj, Rudolf Nikollaj, vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe plotëson kriteret diagnostike për çrregullim psikotik të paspecifikuar. Ai nuk është i përgjegjshëm për veprën e kryer, pasi gjykimi dhe sjellja e tij janë udhëhequr prej çrregullimit të mendimit, emocionit e preceptimit.
Për shkak të sëmundjes prej së cilës vuan, thuhet në dokumentin e pëfundimit të hetimeve, nuk ka qenë në gjendje të kuptoj dhe të kontrolloj veprimet e tij dhe pasojat që rrjedhin prej tyre. Nikollaj, sipas prokurorit, prezanton risk te larte për sjellje të paparashikueshme.
Për gjithë këto arsye, prokurori e cilëson se ai nuk mund të akuzohet për veprën penale "vepra me qëllime terroriste". Më 19 prill të këtij viti Rudolf Nikollaj sulmoi me thikë pesë persona në xhaminë "Dine Hoxha" në rrugën e Kavajës.
Report Tv siguroi videon ekskluzive nga sulmi në xhaminë "Dine Hoxha" te rruga e Kavajës, ku dukej Rudolf Nikollaj, i cili fillimisht hyri me qetësi në xhami, teksa në dorën e djathtë mbante thikën. Më pas ai filloi të sulmojë besimtarët një e nga një duke i gjërmuar me vrap. 2 prej besimtarëve i plagosi brenda xhamisë, ndërsa më pas doli jashtë saj duke sulmuar edhe 3 besimtarët të tjerë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Pas sulmit ai mori biçikletën për t'u larguar, por u ndalua nga kalimtarët dhe besimtarët të tjerë deri sa u arrestua nga policia.
Kërkesa e prokurorisë së Tiranës
M.Q./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.2%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2109
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbajti të mbyllur 21-vjeçaren në një apartament në Astir, 36-vjeçarin e tradhtuan gjurmët e gishtërinjve kur u ndalua nga Rrugorja
26 Janar, 16:08
-
Tiranë/ Mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren në një apartament në 'Astir', arrestohet njëri prej djemve! 36 vjeçari me precendentë, u dënua dhe për vrasjen e Denis Kasajt (EMRI)
26 Janar, 13:13
-
GJKKO e dënoi me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje, Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Memolla: Nuk iki nga posti pa vendim të formës së prerë
26 Janar, 12:27
-
Ish-presidenti Moisiu mesazh partive në prag të zgjedhjeve të 11 majit: Mendoni për Shqipërinë më shumë se për karriget
26 Janar, 12:18
-
Tiranë/ Babë e bir arrestohen për armë dhe kokainë në shtëpi! 76-vjeçari tentoi të hidhte drogën në lavaman, ndërsa pistoletën e hodhi nga ballkoni (EMRAT+VIDEO)
26 Janar, 12:03
-
Tiranë/ Me armë në brez lëvizte me makinë në rrugën “Pjetër Bogdani”, me video momenti i arrestimit (EMRI+VIDEO)
26 Janar, 10:53
-
Tiranë/ Sërish zjarr në pallatet e kompleksit 'Kika' te 'Komuna e Parisit'! Merr flakë garazhi, shkak kompresori i frigoriferit të një marketi! Evakuohen banorët, mes tyre fëmijë (VIDEO)
25 Janar, 18:31
-
'Giro d’Italia' në Tiranë, Veliaj pret Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit: Do shkëlqejmë sërish! Enrico Della Casa: Tirana, në rrugën e duhur
25 Janar, 17:06
-
Tiranë/ Shpërndante kokainë dhe hashash në zonën e “Astirit”, arrestohet 29-vjeçari! Një pjesë e drogës gjendet në biznesin e tij (VIDEO)
25 Janar, 17:00
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Vdekja e 12-vjeçarit, nëna e Leo Sadikut me lot në sy kërkon drejtësi! Mjekët e morën në qafë, e trajtuan vetëm për virozë
25 Janar, 15:22
-
Kamëz/ Qarkullonte i armatosur me makinë, ‘Flagranca’ prangos 28-vjeçarin, nën hetim edhe shoku i tij pasagjer (VIDEO)
25 Janar, 15:22
Shof qe s ka asnje koment po ky zoteria kur ta perseri ket qe beri parashikoj qe do komentoni dhe ju gazetare do vijoni me lajme
Përgjigju