Sulmi në 'Charlie Hebdo', Meta
"Ndëshkim maksimal për autorët"

Sulmi në 'Charlie Hebdo', Meta<br />"Ndëshkim maksimal për autorët"
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta iu ka dërguar letra ngushëllimi homologeve te tij francezë,  Presidentit të Asamblesë Kombëtare te Francës Claude Bartolone dhe Presidentit të Senatit Francez Gerald Larcher, pas sulmit terrorist në revistën “Charlie Hebdo” në Paris, ku humbën jetën 12 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

Kreu i Kuvendit shkruan se autorët  e këtij akti sulmi që goditi penën dhe mendimin e lirë të gazetarëve duhet të përballen me ndëshkimin maksimal.

“Në këtë moment tejet të vështirë për popullin tonë mik francez dhe në emër të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë më lejoni t’ju përcjell ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e viktimave, dhe të urojmë një shërim sa më të shpejtë për personat e plagosur”, shkruan kreu i Kuvendit.

Sipas kjo ngjarje përforcon bindjen për luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe kundër çdo force të errët që cënon lirinë tonë të shprehjes dhe tolerancën e çmuar që gëzojmë sot në Evropë.

“Sot Shqipëria është një me Francën dhe populli shqiptar është një me popullin francez. Me solidaritetin tonë të plotë dhe duke dënuar këtë akt të tmerrshëm terrorist, Ju siguroj Zoti President se gjendemi përkrah Jush dhe miqve tanë francezë në këto ditë të vështira zie”, mbyll letrën kreu i Kuvendit, Ilir Meta.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!