Sulmi në Ankara, reagon Erdoan:
Terrorizmi do të gjunjëzohet

Sulmi në Ankara, reagon Erdoan:<br />Terrorizmi do të gjunjëzohet
Pas shpërthimit që i mori jetën 34 personave në qendër të Ankarasë, Presidenti Rexhep Taip Erdoan ka premtuar se terrorizmi do të gjunjëzohet. Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Efkan Ala, tha se përgjegjësit e këtij sulmi do të mësohen të hënën.

Erdoani tha në një komunikatë për shtyp se grupet terroriste po shënjestrojnë civilët sepse po e humbasin luftën e tyre me forcat e sigurisë turke. Duke bërë thirrje për bashkim kombëtar, ai tha se Turqia do të përdorë të drejtën e saj për vetëmbrojtje për të parandaluar sulme të tjera në të ardhmen.

“Populli ynë nuk duhet të shqetësohet. Lufta ndaj terrorizmit do të përfundojë me sukses dhe terrorizmi do të gjunjëzohet”, tha presidenti turk. 

Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e kësaj masakre, por burime qeveritare dyshojnë për Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK).

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët