Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një letër homologut të tij francez pas sulmit në ambientet e redaksisë së revistës franceze satirike 'Charlie Hebdo', në Paris, ku 12 persona mbetën të vrarë.

Ndërsa shpreh ngushëllime për atë që ndodhi, shefi i qeverisë shqiptare shkruan se dhe shqiptarët po e përjetojnë me dhimbje dhe me revoltë atë që ndodhi.

“Kjo është një plagë e hapur barbarisht për të tmerruar Francën, Europën, popujt e lirë të botës sone demokratike dhe per të na imponuar braktisjen e pamundur të vlerave të késaj bote që Franca aq solemnisht i mishëron”, shkruhet në letrën e kryeministrit Rama.

Në letrën për homologun francez Manuel Valls, Rama shkruan se ky sulm ndaj lirisë do të rrisë frymën e bashkëpunimit për errësirën terroriste. 


letra e rames

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)