Mediat bëjnë me dije se shteti islamik i ka dhënë familjes së terroristit 20 vjecarit Ammar Ramadan Mansour Mohamad al Sabaaëi 5 mijë dollar dhe një kope delesh.
Identiteti i vërtetë u zbulua gjatë hetimeve të policisë sekrete.
Sipas të dhënave i riu vinte nga një fshat i vogël iraken dhe ishte transportuar në Mosul, qytet që në 2014 kaloi në duart e ISIS.
Kanë qënë krerët e ISIS ata që lajëruan familjen për vdekjen e djalit po pa i treguar të vërtetën për sulmin në Paris thjesht ishte vrarë në një mission në Bagdat
Ammar Mansour Mohamad Ramadan të Sabaaëi kishte mbaruar shkollën e mesme ishte djali më i vogël i familjes të përbërë prej pesë vëllezër.
I pari ishte ushtarak me Sadam Huseinin deri në ndërhyrjen amerikane në vitin 2003, i dyti punonte si taksist në Mosul, dy të tjerë janë të regjistruar me xhihad. Njëri prej të cilëve mund të kryejë atentate në Europë.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
