Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj ka ngushëlluar familjet e viktimave dhe ka dënuar sulmin në Gjermani ku mbetën të vdekur edhe 3 shqiptarë, dy vajza dhe një djalë nga Kosova.
Skënder Bruçaj shprehet se akte të tilla të cilat po ndodhin përherë e më shpesh nuk duhet të na gjunjëzojnë, përkundrazi duhet të bëhemi më të fortë, që e mira të triumfojë ndaj së keqes
Kreu i Komunitetit Mysliman kërkon që të bashkohemi kundër çdolloj ideje e veprimi që të çon në ekstremitet.
Mesazhi i Skënder Bruçajt
Ngushëllime familjarëve, të afërmve dhe miqve për jetët e humbura në aktin barbar në Mynih, ku kanë humbur jetën edhe shqiptarë.
Akte të tilla të cilat po ndodhin përherë e më shpesh nuk duhet të na gjunjëzojnë, përkundrazi duhet të bëhemi më të fortë, që e mira të triumfojë ndaj së keqes.
Por kjo forcë buron kur jemi bashkë, bashkë kundër terrorit, dhunës, bashkë kundër çdolloj ideje e veprimi që të çon në ekstremitet.
Edhe njëherë ngushëllime familjarëve dhe popullit gjerman. Lutem për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com