Sulmi në Kaliforni,Apple refuzon
FBI-në,nuk prek iphone e autorit

Sulmi në Kaliforni,Apple refuzon<br />FBI-në,nuk prek iphone e autorit
FBI është refuzuar nga Kompania Apple, që kjo e fundit të ketë akses në telefonin iPhone të autorit të sulmeve në San Bernardino, Kalifroni. Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook ka thënë se nëse do të bëhej kjo gjë, atëhere do të shkelej siguria e të gjithë klientëve të kompanisë.

Kompania Apple ka kundërshtuar një vendim gjykate për të ndihmuar hetuesit e FBI-së të kenë akses në të dhënat e telefonit të Seid Rizvan Farook, një nga autorët e sulmit në San Bernardino, Kalifroni.

Kompania ishte urdhëruar për të ndihmuar FBI-në  për të thyer softuerin e sigurisë në iPhone e Farook, në të cilin autoritetet besojnë se ka informacion të rëndësishëm.
"Qeveria Shtetet e Bashkuara ka kërkuar që Apple të bëjë një hap të paprecedent e cila kërcënon sigurinë e klientëve tanë", theksohet në një deklaratë nga shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook.

Që nga shtatori 2014 kompania iu ka siguruar klientëve të vetë që mesazhet me tekst dhe foto të jenë të sigurta, duke i bërë me kod.
Nëse një pajisje, pra telefon iPhone është me kod, thyerja e sigurisë është e vështirë.  Përdorimi i 10 herë i kodit të gabuar do të fshinte automatikisht të dhënave të telefonit, nëse ky opsion është i aktivizuar.

Apple e ka mbrojtur qëndimin e vetë, pas zbulimeve të bëra nga  Edward Snowden në mbikëqyrjen e qeverisë amerikane mbi telefonat.
Farook dhe gruaja e tij vranë 14 persona në qytetin San Bernardino,  në Kaliforni, dhjetorin e kaluar, ndërsa ata u vranë më pas nga policia. Nga hetimet ka rezultuar se ata kishin lidhje me shtetin islamik, por vetëm kaq, pa shkuar më tej.  

Redaksia online
(Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Ekipi i Trump-it goditet nga hakerat, Harris përqëndrohet tek ekonomia! Si po ecën fushata për Presidencën në SHBA

Ekipi i Trump-it goditet nga hakerat, Harris përqëndrohet tek ekonomia! Si po ecën fushata për Presidencën në SHBA