Sulmi në kishë, terroristi i arrestuar
2 herë teksa tentonte të kalonte në Siri

Sulmi në kishë, terroristi i arrestuar<br />2 herë teksa tentonte të kalonte në Siri
Një nga autorët i cili ditën e djeshme masakroi një prif dhe një besimtar në një kishë në Francë është 19 vjeçari Adel Kermiche i cili ishte arrestuar edhe më parë për tentativë për t'iu bashkuar Shtetit Islamik dhe që policia i kish vënë një byrzylyk elektronik.

Adel kishte  lindur në Rouen dhe rritur në periferi në Normandisë. Aty u shkollua ku frekuentonte familjet muslimane dhe xhamitë. Qysh kur ishte fëmijë ai kish shfaqur paqëndrueshmëri psikologjike dhe ndiqej nga mjekët. Nëna e tij konfirmoi për mediat se pas tragjedisë në gazetën satirike Charlie Hebdo ai kish shafqur dëshirën për t'u radikalizuar dhe u bind se duhej të shkonte të luftonte në Siri.

Ashtu siç u tha edhe më parë në vitin 2015 ai ishte kapur nga autoritetet ndërsa përpiqej të shkonte për xhihad. Gjatë kësaj kohe prokurori kërkoi një test psikologjik për të.

I riu thoshte se ishte një musliman i mirë por jo një ekstremist dhe se lutej dy herë në ditë.

Në momentin kur do jepej edhe dënimi i tij Adel u betua se do të sillej mirë: “Do të rri me miqtë e mi do të martohem” mesohet të ketë thënë 19 vjeçari. E mesa duket autoritetet i kishin dhënë një shans. 

Shans të cilin Adele e shndërroi në një vrasje duke masakruar 2 persona në një kishë e duke bërtitur ISIS.

terroristi i kishes
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë