Sulmi në Londër, deputeti hero që
i erdhi në ndihmë policit të vrarë

Sulmi në Londër, deputeti hero që<br />i erdhi në ndihmë policit të vrarë
Tobias Ellwood është heroi i cili në momentet e para të sulmit i erdhi në ndihmë policit i cili u vra  me thikë nga agresori që tronditi këtë të mërkurë Londrën.

Ellwood nuk është një qytetar i thjesht ai është një deputet në parlamentin britanik.

Ishte pikërisht deputeti i cili u përpoq ta ndihmonte duke i bërë frymëmarrjen me gojë dhe duke u përpjekur t’i ndalonte hemoragjinë.

Ndërsa ambulanca ishte duke ardhur ai u shndërrua në mjekun e tij të parë.Por fatkeqësisht polici humbi jetën në spital.

Ellwood mesa duket ishte i mësuar me raste të tilla pasi ai ka qënë ish ushtar i njësive speciale  të ushtrisë britanike. Ai ka shërbyer si kapiten.

Ndërsa sot Tobias 50 vjeç nuk është vetëm një parlamentar, sot ai konsiderohet edhe një hero.

Mediat shkruajnë se Ellwood gjatë sulmit në urën Eestminster doli me vrapë në ndihmë të qytetarëve që ndodheshin të shtrirë në rrugë dhe kërkonin ndihmë.

Jo vetëm eksperienca por edhe jeta e tij e ka mësuar të jetë i kudogjendur pasi vetë deputeti ka humbur vëllanë gjatë një atentati të vitit 2002 në Bali.

[gallery]21556[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë