Sulmi në Londër, terroristët:  
Më e keqja s'ka ardhur ende

Sulmi në Londër, terroristët:  <br />Më e keqja s'ka ardhur ende
Pas sulmeve të përgjakshme që ndodhën në Londër, ku një furgon u fut në trotuar dhe shkeli mbi 20 këmbësor, dhe më pas nga ai dolën disa persona të armatosur me thika me të cilat sulmuan kalimtarët e rastit, në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë një mesazh rrëqethës.

Si rezultat i tre sulmeve – mbi urën e Londrës, pranë marketit Borough dhe në Vaxhall, shtatë persona kanë humbur jetën dhe mbi 20 tjerë janë lënduar.

Ndërsa mesazhi që është shpërndarë në masë të madhe në Twitter, thotë, “Kryej xhihadin edhe kur je në Evropë (Do your jihad even while you are in Europe).

Ndër tjera thuhet: “Muxhahedinët nuk janë ndaluar së sulmuari jobesimtarët në vendet e tyre! Siç kanë premtuar, kanë sulmuar sërish! Ajo çfarë pason është edhe më e rëndë”
mesazhet
terroristet foto

I njëjti mesazh ishte publikuar në rrjetet sociale në mars kur ka ndodhur një sulm tjetër.

Ndërkaq, në sulmin në Mançester, një kamikaz ka lënë të vrarë 22 persona gjatë koncertit të pop këngëtares amerikane Ariana Grande, duke aktivizuar bombën artizanale të cilën e kishte futur në një qantë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'