Sulmi në Manchester,gruaja strehon
në hotel 50 adoleshente të tmerruara

Sulmi në Manchester,gruaja strehon<br />në hotel 50 adoleshente të tmerruara
Një grua ka shpëtuar rreth 50 fëmijë të cilët ishin shkëputur nga prindërit e tyre gjatë shpërthimeve të tmerrshme që nddhën natën e kaluar në Manchester.
 
Paula Robinson, 48 vjeç ishte së bashku me bashkëshortin e saj në stacionin e trenit pranë sallës së koncertit kur dëgjoi shpqërthimin dhe pa dhjetëra adoleshënte që vraponin dhe bërtisnin.
 
Gruaja i mori adoleshentet dhe u strehua së bashku me to në një hotel aty pranë. Më pas ajo postoi në rrjetet sociale numrin e saj të celularit që prindërit ta kontaktonin.
 
Nga sulmi terrorist i ISIS të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe 50 janë plagosur. Sulmi ka qenë kamikaz, ndërsa dyshohet që autori të ketë qenë i vetëm.
 
Koncerti ishte duke u zhvilluar në ambientet e "Manchester Arena" ku po performonte këngëtarja e njohur amerikane, Ariana Grande.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024