Sulmi në Manchester, nga aeroporti
nëpër qytet, pamjet e reja të Abedi

Policia e Manchester ka shpërndarë foto të reja të Salman Abedi kamikaz i cili vrau 22 persona në Manchester Arena.

Fotot e reja të shpërndara nga telekamerat tregojnë të riun vetëm pak ditë para se të ndërmerrte sulmin në 18 maj, datë kur ai u kthye nga Libia.

Në një foto duket Abedi i cili është në aeroport, në foto të tjera  duket teksa merr para nga bankomati e më pas shëtit nëpër qytet.

Policia në komunikatën e saj falenderon edhe qytetarët për ndihmën që kanë dhënë për të identifikuar autorin.

Në 18 maj Salman Abedi  ndërmori një sulm kamikaz në stadiumin e “Manchester Arena” ku sapo kishte përfunduar koncerti i Ariana Grande. Si pasojë e sulmit mbetën të vrarë 22 persona e plagosën me qindra të tjetër.

Dyshohet se Abedi ishte pjese e grupeve radikale, ndërsa gjatë hetimeve u arrestuan babai vëllai dhe disa persona të tjerë. 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Reperi shqiptar rrëfen si humbi shikimin nga njëri sy në moshën 11 vjeçare: Më pëlqenin armët dhe lëndët plasëse

Reperi shqiptar rrëfen si humbi shikimin nga njëri sy në moshën 11 vjeçare: Më pëlqenin armët dhe lëndët plasëse