Sulmi në Mynih, Merkel: Do të
luftojmë për lirinë dhe sigurinë

Sulmi në Mynih, Merkel: Do të<br />luftojmë për lirinë dhe sigurinë
Kancelarja Merkel shprehet e tronditur në deklaratën e saj të shtunën. Gjermania mban zi me "zemër të vrarë, për ata që nuk do të kthehen më kurrë në familjet e tyre“, tha Merkel.

Ajo iu adresua familjeve të të vrarëve. "Ne jemi me mendimet tona tek ju, ne ndajmë dhimbjen tuaj, ne vuajmë bashkë me ju".

Nga ana tjetër Merkel lëvdoi punën e policisë. “Ata janë në kuptimin më të mirë ndihmës dhe mbrojtës të qytetareve dhe qytetarëve. Bashkëpunimi mes autoriteteve bavareze dhe atyre të federatës ka funksionuar “ngushtë dhe në vijimësi”", deklaroi kancelarja gjermane. 

Merkel tha se e hëna është shpallur ditë zie për Gjermaninë. Kreu i qeverisë gjermane shtoi se Gjermania do të shtojë forcat për të mbrojtur vendin, për të garantuar lirinë dhe rritur sigurinë në vend, ndërkohë që theksoi se "nuk jemi të vetëm në luftë kundër terrorizmit".

"Të gjithë të trishtuar për atë që ndodhi. Duhet të zbulojmë se çfarë ndodhi pas sulmit"- deklaroi më tej, Merkel.

Redaksia Online
s.m/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot