Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar për sulmin e ndodhur mbrëmjen e kaluar në SHBA, ku u shënuan 8 viktima dhe disa të plagosur. Bushati shprehet i trishtuar për këtë lajm nga Nju Jorku.

Në ‘Twitter’, ministri shkruan se mendimet e shqiptarëve janë me viktimat e këtij sulmi frikacak dhe familjet e tyre.

“Të trishtuar nga lajmet që vijnë nga Nju Jorku. Mendimet tona janë me viktimat e këtij sulmi frikacak dhe familjet e tyre”, shkruan Bushati.

d.c./shqiptarja.com