Sulmi në Orlando, gruaja e autorit
e dinte, hetohet për bashkëpunim

Sulmi në Orlando, gruaja e autorit<br />e dinte, hetohet për bashkëpunim
Bashkëshortja e vrasësit të Orlandos Omar Matten e dinte që 29-vjeçari do të sulmonte.

Lajmi konfirmohet nga mediat amerikane të cilat citojnë se gruaja e tij Noor Salman mund të arrestohet dhe ti nënshtrohet hetimeve të mëtejshme.

29-vjeçarja gjatë marrjes në pyetje ka pranuar se e dinte planin vrasës të bashkëshortit e madje e kish shoqëruar për të blerë armët në një dyqan afër shtëpisë.

Pikërisht për këtë arsye sepse nuk lajmëroi autoritetet për rrezikun Salman rrezikon edhe burgun.

Profili i vrasësit të 49 personave në barin Pulse në Orlando nuk është aspak i qartë por vijon të mbetet mister.

Nga njëra anë ai ishte shpallur besnik ndaj Shtetit islamik i cili mori përgjegjësinë e sulmit, nga ana tjetër Matten ishte frekuentues i komunitetit gay.

Redaksia Online
(E.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......