Hetuesit gjermanë thonë se personi i cili e ka sulmuar një stacion të policisë në Paris, kishte jetuar në një qendër të azilkërkuesve në Gjermani. Më 7 janar, ai ka bërë përpjekje që të sulmojë një stacion të policisë në veri të Parisit, në përvjetorin e parë të sulmeve në revistën satirike Charlie Hebdo, në kryeqytetin francez. Policia e ka vrarë ndërsa ai kishte të veshur një jelek të rremë vetëvrasës.