Pak orë më vonë pasi ka ndodhur sulmi në metron e Shën Peterburg mediat vendase kanë publikuar pamje të autorit i cili mund të ketë vendosur bombën në stacion.

Sikurse vihet re edhe në pamje duket një burrë me mjekër me kapele që mban veshur një pallto të zezë.
 
Filmimet e para janë siguruar  nga kamerat e survejimit përreth metrosë

Personi i dyshimtë ka rënë në sy për shkak të pamjes së tij.

Personi i filmuar  në video mendohet  të jetë i dyshuari kryesor i ngjarjes që tronditi mesditën e sotme Rusinë, ku mbetën të vrarë 10 persona dhe u plagosën rreth 47 të tjerë

Ndërsa autoritetet po hetojnë ngjarjen si nje sulm terrorist.

autori

Redaksia online
d.m/ Shqiptarja.com