Një debat i ashpër në familje me vjehrrën e tij, u bë shkak që autori masakrës së Texas të ndërmerte atë sulm që la të vdekur 26 persona e plagosi 27 të tjerë. Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet lokale, të cilat kanë saktësuar mes të tjerash se në momentin e ngjarjes Devin Patrick Kelley kishte pasur me vete tre armë.
/Shqiptarja.com
Sipas medieve të huaja, vjehrra e autorit kishte marrë prej tij mesazhe kërcënuese në ditët e fundit.
“Kjo ngjarje nuk kishte motive raciste, as fetare. Ajo erdhi vetëm nga një situatë e tendosur familjare mes autorit dhe prindërve të bashkëshortes së tij”, ka deklaruar Martin Freeman, drejtor i Departamentit të Sigurisë Publike në Teksas.
Ditën e djeshme, Devin Patrick Kelley hapi zjarr në një kishë në Texas rreth orës 11:30 me kohën lokale. Nga sulmi humbën jetën 26 persona e u plagosën 27 të tjerë, ndërsa autori u vra nga policia.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com









