Sulmi ndaj ambasadës SHBA
Reagon "politika" shqiptare

Sulmi ndaj ambasadës SHBA<br />Reagon "politika" shqiptare
TIRANE - Zyrtarët e lartë shqiptarë, kanë shprehur ngushëllimin e tyre për vrasjen e ambasadorit amerikan në Libi dhe 3 punonjësve të tjerë të Ambasadës Amerikane, nga një sulm terrorist. Kryesocialisti Rama, Kryeministri Berisha, Presidenti Bujar Nishani, Bamir Topi, e Ministri i Punëve të Jashtme,Panariti, kanë dërguar mesazhet e tyre ngushëlluese ndaj presidentit të Amerikës, Barack Obama dhe nda popullit amerikan, teksa e kanë cilësuar si një akt të shëmtuar e kundër demokracisë.

TOPI: SHQIPTARET GJENDEN PRANE POPULLIT AMERIKAN
Ish Presidenti Bamir Topi, në emër të FRD-së, i shprehu ngushëllimet Presidentit të SHBA-së Barack Obama, popullit amerikan, familjeve të viktimave si dhe ambasadës së SHBA-së në Tiranë, për vrasjen e ambasadorit amerikan në Libi z. Christopher Stevens dhe tre bashkepunëtorëve te tij.

“Kjo është një ngjarje shokuese dhe një lajm tronditës për të gjithë admiruesit e shtetit të së drejtës, paqes, demokracisë dhe progresit, për miqtë e SHBA-së dhe për vetë qytetarët e lirë në Libi. Në këto momente, shqiptarët kudo që ndodhen gjenden pranë popullit amerikan, përfaqësuesve të tyre dhe familjeve të viktimave, tha Topi.

Njëherësh FRD shprehu besimin tek forca e drejtësisë, e parimeve dhe e vlerave demokratike, - të përfaqësuara dhe të promovuara me vitalitet e kurajo nga shteti dhe diplomatët amerikanë kudo në botë.

BERISHA: QEVERIA DENON KETE AKT BARBAR

Kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimin e tij ndaj vdekjes së ambasadorit amerikan në Libi dhe tre punonjësve të tij, duke e cilësuar atë si “një ngjarje tronditëse dhe tejet të dhimbshme për kombin amerikan por edhe për shqiptarët”.

“Qeveria shqiptare dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar e barbar ndaj ambasadorit Stevens dhe tre punonjësve të Ambasadëës Amerikane dhe ju shpreh Ju, familjeve të viktimave, qeverisë dhe kombit tuaj ngushëllimet më të sinqerta, ndjenjat më të thella të simpatisë e solidaritetit për këtë humbje të rëndë si dhe mbështetjen më të plotë në luftën kundër terrorizmit në botë.” , tha Berisha.

Ndërkaq, Berisha ka vijuar mesazhin e tij të ngushëllimit duke thënë se “qeveria shqiptare shpreh bindjen se nën udhëheqjen tuaj të vendosur, mostrat terroriste të Al Qaedas që kryen në Benghazi aktin primitive terrorist dhe fallanga e tyre kudo në botë do të marrin nga SHBA dhe vendet e lira ndëshkimin kapital që meritojnë”.

RAMA: BARBARI KUNDER DEMOKRACISE
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, tha sot në lidhje me sulmin në Libi ndaj ambasadës amerikanë ku u vra ambasadori i saj dhe 3 anëtarë të stafit të tij, se shpreh solidaritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendosmërinë për të qëndruar krah tyre “ në çdo fushëbetejë kundër errësirës”.

“Në këto momente të dhimbshme dëshiroj t’Ju shpreh miqve e partnerëve tanë amerikanë, por edhe familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre, ngushëllimet tona më të sinqerta”, u shpreh Rama.

Sipas tij, “ky sulm ishte një barbari kundër qytetërimit demokratik, shpërthim i një vizioni obskurantist i cili si alternativë ndaj lirisë, drejtësisë e demokracisë ofron dhunën e verbër, urrejtjen e marrjen e jetëve të pafajshme”.

NISHANI: E SHEMTUAR, SHPRESOJ QE PASOJAT TE KALOHEN LEHTE
Presidenti i Republikës Shqiptare, Bujar Nishani, dha sot mesazhin e tij të ngushëllimit nda vrasjes së ambasadorit amerikan në Libi, J. Christopher Stevens dhe tre anëtarëve të stafit të tij nga një sulm terrorist në Libi.

Në një mesazh drejtuar presidentit të Amerikës, Barack Obama, Nishani shkruan: “Më lejoni Shkëlqesi, që për këtë ngjarje tragjike që tronditi gjithë popullin mik amerikan dhe mbarë botën demokratike, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’iu shpreh Juve dhe të afërmve të viktimave, ngushëllimet më të sinqerta!”

Ai shpreh gjithashtu indinjatë për ngjarjen, sipas tij të shëmtuar, ndërsa thotë se shpreson që pasojat e kësaj tragjedie njerëzore dhe ndërkombëtare të kalohen sa më lehtë.

PANARITI: AKT BARBAR NE KUNDERSHTIM ME TE DR.NDERKOMBETARE
“Akte të tilla barbare, janë krime të shëmtuara dhe në kundërshtim flagrant me të drejtën ndërkombëtare që rregullon veprimtarinë dhe mbrojtjen e personelit diplomatik e konsullor. Siç del nga informacionet e deritanishme, sulmi kundër selisë diplomatike dhe personelit të saj, kanë nisur dhe janë motivuar nga spekulime e disinformacione, që kanë për qëllim të cënojnë rëndë paqen dhe bashkëpunimin, tolerancën midis feve të ndryshme. Autoritetet libiane kanë përgjegjësinë e madhe që të gjejnë autorët e këtij krimi të rëndë dhe t’i vënë ata përpara përgjegjësisë së ligjit”, lexohet nw mesazhin ngushëllues tw ministrit tw Punwve twJashtme, Edmond Panariti.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Protesta e PD-së, sherr i ashpër mes protestuesit dhe qytetarit! Ndërhyn policia

VIDEO/ Protesta e PD-së, sherr i ashpër mes protestuesit dhe qytetarit! Ndërhyn policia