Sulmi ndaj depove të naftës, Rusia akuzon Ukrainën si përgjegjëse

 

Guvernatori rajonal i qytetit rus të Belgorod ka akuzuar helikopterët ushtarakë ukrainas se kanë sulmuar një depo nafte në qytet.

Vyacheslav Gladkov tha në kanalin e tij Telegram se zjarri, i cili shpërtheu të premten në mëngjes, ishte shkaktuar nga sulmet ajrore nga dy helikopterë ukrainas, shkruan BBC.

Ai më herët kishte thënë se dy janë lënduar, por jashtë rrezikut për jetën. Banorët aty pranë u evakuuan ndërsa zjarrfikësit po merren me flakët, tha ai.

Kjo vjen vetëm dy ditë pasi rajoni pa gjithashtu shpërthime në një ndërtesë magazinimi armësh. Belgorod ndodhet në veri të kufirit me Ukrainën.

Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për asnjë nga shpërthimet.
 


Lajmi kryesor:

Sulm në një depo nafte në Rusi, Moska akuzon Kievin: Do rëndojë bisedimet! Ukraina: S’e bëmë ne! The Times: Pekini, bashkëpunëtor i Putinit, hakëroi objektet e Ukrainës para pushtimit


G.B./Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi