Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA-së kanë ndaluar përpunimin e të gjitha kërkesave për imigracionin që lidhen me shtetasit afganë për një kohë të pacaktuar, pasi dy ushtarë të Gardës Kombëtare u qëlluan me armë zjarri dhe u plagosën rëndë nga një afgan në Uashington.
Presidenti Donald Trump i cilësoi të shtënat si një "akt terrori" , dhe se i dyshuari shkoi në SHBA nga Afganistani në vitin 2021. Ky veprim vjen pas thirrjes së Trump që qeveria e tij të rishqyrtojë emigrantët afganë që hynë në Shtetet e Bashkuara kur Joe Biden ishte President.
"Mbrojtja dhe siguria e atdheut tonë dhe e popullit amerikan mbetet fokusi dhe misioni ynë i vetëm", thanë Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA-së në një postim në X.
Lajmi kryesor:
Të shtënat në Uashington, dy anëtarët e Gardës në gjendje të rëndë! Autori, një 29-vjeçar afgan! FBI po heton si akt terrorist! Trump dërgon 500 trupa të tjera











