Kandidati për deputet i pavarur në Vlorë, Arban Malaj dënon sulmin ndaj kandidatit të FRD-së në Roskovec, Mit'hat Hoxha.

Përmes rrjetit social “Facebook”, Malaj thekson se çdo rast incidenti cënon integritetin e zgjedhjeve.

“Ditën e sotme është shënuar një ngjarje e rëndë, ku kandidati FRD-së është dhunuar fizikisht. E dënoj këtë akt të shëmtuar!

Çdo rast incidenti, apo më keq akoma, çdo rast dhune, cënon integritetin e zgjedhjeve dhe vendos përpara pikëpyetjeve të mëdha stabilitetin politik në vend.”- shkruan Malaj në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.