Sulmi ndaj Kongresit Amerikan, 15 persona të akuzuar për nxitje të dhunës, disa në kërkim

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se ka ngritur aktakuza ndaj 15 persona që janë përfshirë në sulmin në Kongresin amerikan të mërkurën,  përfshirë këtu një person i cili akuzohet për posedim të lëndëve shpërthyese dhe armëve.

Departamenti tha se ka arrestuar disa të dyshuar, përfshirë edhe Richard Barnett, mbështetës i presidentit në largim të SHBA-së, Donald Trump, i cili kishte hyrë në zyrën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi. Në mesin e të arrestuarve është edhe një person, të cilit i ishin gjetur në makinën e tij 11 koktej molotovi.

Prokurori Ken Cole tha se të arrestuarit e tjerë janë akuzuar për vepra të ndryshme. Ai tregoi se një person është akuzuar pasi ka hyrë me armë zjarri në Kongres, një tjetër sepse ka goditur një zyrtar policor, ndërkaq, një ligjvënës nga Uest Virxhinia është akuzuar se ka marrë pjesë në sulmin në Kongres. Ai postoi një video të tij në internet, duke qëndruar jashtë ndërtesës me mbështetësit e Trump, dhe më pas duke hyrë brenda tij. Më shumë arrestime priten në orët dhe ditët e ardhshme.

Ndërkaq FBI, ka bërë publikë një listë të kërkuarish dhe i kërkon ndihmë publikut për ti  identifikuar ata dhe për të dhënë detaje në lidhje me vendodhjen e tyre, për disa prej tyre madje është premtuar edhe shpërblim.

Protestuesit e dhunshëm, mbështetës të Trumpit, më 6 janar sulmuan Kongresin, teksa po mbahej një mbledhje e përbashkët për certifikimin e fitores në zgjedhjet presidenciale të Joe Biden.

Për shkak të hyrjes së protestuesve brenda Kongresit, seanca u ndërpre për disa orë, por pas rinisjes së punimeve, Kongresi certifikoi fitoren e Bidenit, i cili do të marrë detyrën më 20 janar.

5 persona kanë humbur jetën si rezultat i protestave, 82 janë arrestuar edhe shumë të tjerë pritet të arrestohen.

#FBIWFO is offering a reward of up to $50K for info leading to the location, arrest & conviction of the person(s) responsible for the pipe bombs found in DC on Jan. 6. https://t.co/q9pdw6Rnoy pic.twitter.com/aQ7Vz4uydO

— FBI Washington Field (@FBIWFO) January 8, 2021

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë