Sulmi ndaj Kullave Binjake në SHBA
 Bushati: Akt makabër, tronditi botën

Sulmi ndaj Kullave Binjake në SHBA<br /> Bushati: Akt makabër, tronditi botën
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, kujton sulmet terroriste në SHBA, 11 shtatorin e vitit 2001. Kryediplomati shqiptar thekson ngjarja e 15 viteve më parë do të memorizohet si akti makabër që tronditi botën.
 
Sipas tij, sulmet e 11 shtatorit ndryshuan thellësisht mjedisin e sigurisë në botë.  
 
"15 vite më parë, një akt makabër tronditi botën. Mijëra njerëz humbën jetën si pasojë e sulmeve terroriste mbi 'kullat binjake' dhe Pentagon në SHBA, duke ndryshuar thellësisht mjedisin tonë të sigurisë.
 
Nuk do ta harroj kurrë atë moment rrëqethës kur me shumë kolegë të tjerë në Tribunalin e Hagës ndërpremë punën dhe ndiqnim çast pas çasti raportimet nga terreni.
 
Sot është dita të nderojmë kujtimin e viktimave dhe të shprehim solidaritetin tonë me popullin dhe qeverinë amerikane. Është dita gjithashtu për të nderuar kontributin e të gjithë atyre që përballen në çdo front me terrorizmin, radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.
 
Liria gjithnjë triumfon mbi urrejtjen dhe frikën"
, shkruan në Facebook, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg