Pas akteve vandale të regjistruara pasditen e kësaj të mërkure tek Ministria e Ekonomisë, ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka reaguar duke bërë thirrje për ndalim të dhunës dhe shkatërrimit.
"T’i vësh flakën një institucioni nuk është protestë paqësore. Është një akt që rrezikon jetë njerëzish. Këto janë zyra që i shërbejnë shtetit dhe qytetarëve, pavarësisht se kush është në qeveri. Janë vende pune ku çdo ditë punojnë njerëz, prindër, të rinj, që kanë familje që i presin në shtëpi. Asnjë punonjës nuk duhet të rrezikojë jetën në vendin e tij të punës. Asnjë pakënaqësi nuk mund të justifikojë djegien e institucioneve që u përkasin të gjithëve dhe që do t’u shërbejnë edhe brezave të ardhshëm" shkroi Ibrahimaj në Facebook.
Lajmi kryesor:
Tirana në kaos, krerët e shtetit dënojnë dhunën! Begaj: Ligji kufi për të gjithë! Peleshi: Vandalizmi s’ka lidhje me studentët! Qeveria apel për qetësi






