Sulmi ndaj revistës satirike, mediat
në  botë në një zë "Je suis Charlie"

Në gjithë botën njerëzit janë solidarizuar me Francën, pas sulmit terrorist. Në shumë qendra europiane janë ndezur qirinj dhe parulla kryesore që njerëzit mbajnë në duar është "Unë jam Charlie", apo në gjuhën franceze "Je suis Charlie". 

Edhe mediat si kurrë më parë janë bashkuar, e ndërsa të tjera kanë ofruar gazetarët e tyre për të ndihmuar revistën “Charlie Hebdo” të mbijetojë pas masakrës.
 
Je suis Charlie 2

Në faqen zyrtare në internet të revistës, nuk ka asnjë publikim tjetër përveç shprehjes “Unë jam Charlie” në arabisht e më pas në gjuhë të tjera të botës!
 
BBC, CNN, Daily Mail, Der Spiegel, Al Jazeera, Sky News, e shumë media të tjera kanë postuar në Facebook dhe Tëitter mesazhin “Je Suis Charlie” – “Unë Jam Charlie”.
 
Mesazhi është përcjellë me qindra mijëra herë në rrjetet sociale. Nga ana tjetër shumë karikaturistë e kanë përcjellë dhimbjen në mënyrën e tyre.
 
Je suis Charlie

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com) 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im