UASHINGTON - Presidenti Barack Obama bashkë me ndihmësit e tij ka nisur një fushatë me qëllim të bindë kongresin që votojë vendimin për të sulmuar Sirinë. Që nga dita e dielë ata kanë nisur bisedimet me anëtarët e Kongresit me qëllim që të tejkalohen qëndrimet e ndryshme politike dhe të votojnë për ndërhyrjen ushatarake, transmeton agjencia Reuters.
Pikërisht për këtë arsye gjatë pasdites së të dielës dhjetëra anëtarë të Kongresit janë mbledhur dhe kanë biseduar, por në fund nuk kanë dalë me një vendim. Pritet që gjatë ditës së sotme, të ketë sërish bisedime mes anëtarëve të Kongresit dhe stafit të Presidentit Obama.
"Unë jam shumë i shqetësuar në lidhje me kërkesën e bërë që SHBA-ja të ndërhyrjë ushtarakisht ndaj një vendi që nuk na ka sulmur", - thotë kongresmenja demokrate e Kalifornisë, Janice Hahn.
Por ka edhe kongresmenë të tjerë që janë bindur pas takimit me dyer të mbyllura. "Pamjet e fëmijëve të vdekur nga gazi sarin, nuk mund të ikin shpejt nga mendja", thotë Debbie Ëasserman Schultz, një tjetër kongresmene demokrate.
Më parë, sekretari i Shtetit, John Kerry i krahasoi veprimet e Bashar al-Assad me ato të Hitlerit dhe të Sadam Husein
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Assad: Ne jemi gati për sulmin e SHBA-së