Dhjetëra persona hynin e dilnin, duke i dhënë ngushëllimet, babait të Fetiut pasi nëna e tij, nuk ishte në gjëndje të qëndronte për të pritur vizitat. Ajo qëndronte në gjëndje shumë të rëndë shëndetësore në një nga dhomat e shtëpisë, ku një mjek i ushtrisë por edhe mjeku i komunës Balgdusht, i jepnin ndihmën mjekësore.
Marja e lajmit kobzi në mënyrë të menjëhershme, i ka gjetur të pa pregatitur njerëzit e shtëpisë, të cilët deri në orën e vona të mbrëmjes së djeshme, nuk kishin bërë as lajmërimin e pjesëtarëve të rrethit farefisnor. Madje xhaxhai i Feti Voglit, Limon Vogli tregon se nuk kanë mundur të njoftojnë as bashkëshorten e Fetiut, Elvën, e cila sipas tij ndodhet në qytetin e Vlorës. "S'kemi si tia themi, ajo mbase e ka marë vesh lajmin për vrasjen, por ne deri tani jemi shumë të tronditur, dhe asnjëri ska marë guximin ta lajmërojë"-shprehet me lot në sy Limon Vogli.
(sg/eq/Shqjptarja.com)
