Sulmi në Afganistan, nëntetar
Peçi: Zoti bën mrekulli

Sulmi në Afganistan, nëntetar<br />Peçi: Zoti bën mrekulli
TIRANE- Aleksandër Peçi, nëntetari i cili mbeti i plagosur në sulmin e Kandaharit në Afganistan është shëndosh e mirë. Një ditë pas mbërritjes në spitalin ushtarak amerikan në Landstluh të Gjermanisë, nëntetari 24 vjeçar nëpërmjet profilit të tij në facebook ka përcjellë mesazhin se është shëndosh e mirë dhe se ndihet krenar që ka gjak shqiptari.

“Naten e mir, unë jam shëndosh e mirë. Zoti ban mrekulli. Ju dua shumë të gjithëve.”- është mesazhi i fundit, i paraprirë nga dy mesazhe të tjera që djaloshi 24 vjeçar u ka përcjellë më 24 shkurt, miqve të tij të shumtë në facebook të cilët nga ana e tyre I kanë uruar shërim të shpejtë.

Në sulmin e 20 shkurtit në Kandahar të Afganistanit mbeti i vrarë kapiten Feti Vogli, ndërsa u plagos një komandant Skuadronit të Dytë të Ushtrisë amerikane.
Fillimisht Aleksandër Peçi iu nënshtrua një ndërhyrjeje në një spital ushtarak në Kandahar. Më pas iu nënshtrua një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale, në spitalin ushtarak amerikan të bazës ajrore të Bagramit në Kabul, ndërsa më 23 shkurt ai u transferua në Gjermani, në spitalin ushtarak amerikan në Landstuhl.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë