Inteligjenca e SHBA: Në Ballkanin Perëndimor priten përplasje ndëretnike në 2024

Shërbimet sekrete të SHBA paralajmëruan se Ballkani Perëndimor mund të përballet me një rrezik të shtuar të dhunës së lokalizuar ndëretnike gjatë vitit 2024.

Përmes një raporti vjetor theksohet se ky rrezik është i dukshëm në Bosnjë e Hercegovinë ku lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, synon shkëputjen e Republikës Sërpska dhe neutralzimin e ndikimit ndërkombëtar, por edhe në Kosovë ku tensionet u rritën momente kulmore vitin e kaluar.

“Liderët nacionalistë ka shumë të ngjarë t’i acarojnë tensionet për përfitime politike, ndërsa aktorët e jashtëm do t'i shfrytëzojnë dallimet etnike për ta rritur apo mbrojtur ndikimin e vet rajonal, apo për të mos e lejuar integrimin më të madh të Ballkanit në institucionet euroatlantike dhe të Bashkimit Evropian”, thuhet në raport.

Sipas dokumentit në Kosovë përleshjet mes nacionalistëve serbë dhe autoriteteve shkaktuan viktima dhe të plagosur, e ku bëhet fjalë për vrasjen e policit afrim Bonajku në Banjskë dhe tre sulmuesve serbë. Të plagosur  mbetën edhe 30 trupa të KFOR që u sulmun në Veri të Kosovës majin kaluar.

Për Bosnjë Hercegovinën, përpjekjet e Millorad Dodik për të ndarë Republikën  Sërpska, mund ë nxisë liuderët e popullsisë myslimane që të rrisin kapacitete mbrojtës.

“Kështu mbase mund të nxisin konflikte të dhunshme, të cilat mund t’i tejkalojnë forcat paqeruajtëse”, thuhet në raport.

Dodik, presidenti i Republikës Sërpska, është duke u përpjekur tash e dy vjet që entiteti i Bosnjë e Hercegovinës të marrë pushtetin e shtetit dhe të krijojë institucione paralele, duke kërcënuar se Republika Sërpska do të ndahet nga Bosnja e Hercegovina përgjithmonë. Për shkak të “aktiviteteve të tij kundër marrëveshjes së Dejtonit”, Dodik është në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe

Ndërkaq kryeministri i Kosovës Albin Kurti duke reaguar për raportin tha se nuk janë diferencat etnike ato që shkaktojnë konflikte, por konfliktet nisin nga autokracia në Beograd bashkë me lidhjet e ngushta Vladimir Putinin. “Ne kemi paralajmëruar që shtetet jodemokratike edhe në rajonin tonë janë në rrezik për sigurinë dhe paqen, por këtë gjë hollësisht dhe thellësisht veç SHBA nuk mund ta di askush. Ne përgatitemi maksimalisht atë çka mundemi dhe dime”, tha Kurti.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 12/03/2024 11:18

    E paskan nda mendjen,keto bolemedhenjt,me nis trazirat ne Ballkanin perendimor.

    Përgjigju
  • Besi: 12/03/2024 09:20

    Kurti eshte per nga natyra vete nje individ konfliktual per marzh te brishte politik duke u munduar te dubloje luften e tij politike me rivalet kryesore ne kuvendin e kosoves me nisma si kjo e dinarit qe nuk e ndalon dot vetem sa llomotit kot se koti sebashku me konjufcen ne vend ti kerkoje kuintit emetimin e nje monedhe identifikuese te unitetit ndermjet komuniteteve ne kosove si ne zvicer ndoshta nje frang kosovar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë