Sulmi në Barcelonë, shkon
në 16 numri i viktimave

Sulmi në Barcelonë, shkon<br />në 16 numri i viktimave
Një grua gjermane, 51 vjeç, ka humbur jetën për shkak të lëndimeve të marra nga sulmi me fugon në qytetin spanjoll të Barcelonës, i cili ndodhi në 17 gusht.

Ndarja e saj nga jeta e çon numrin e viktimave nga sulmi terrorist i realizuar nga militantët islamik në Barcelonë dhe pranë qytetit të Cambrils në 16.

Sulmi terrorist tronditi rajonin e Katalunjës gjashtë javë përpara një referendumi të “paligjshëm” për pavarësi nga Spanja.

Prania e mbretit Felipe në marshin memorial të viktimave të dielën nuk u mirëprit nga katalanasit.

Një grup jihadistës i përbërë nga 12 terrorist është fajësuar për sulmin. 8 prej tyre janë vrarë nga policia spanjolle, ndërsa katër të tjerë pritet të dalin para gjykatës në Madrid.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale