1726853579_libanibejtirtut.JPG

Sulmi në Bejrut dhe komandanti i Hezbollahut i mbetur i vrarë

Zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit (IDF), Daniel Haggari ka reaguar pas sulmit izraelit në periferi të Bejrutit me raketa, ku mbeti i vrarë ndër të tjerë numri 2 i Hezbollahut, Ibrahim Aqili.

Haggari thotë se përveç Aqilit, në sulm janë vrarë edhe 10 komandantë të tjerë të Hezbollahut.

Sipas tij, goditja e kësaj baze të Hezbollahut vjen pasi ata janë përgjegjës për qindra sulme ndaj Izraelit. Ndërkohë, shton se komandantër po përgatisnin një sulm ndaj Izraelit, i njëjtë me atë të 7 tetorit të vitit të shkuar.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Sulm ajror izraelit në Bejrut! Vritet komandanti i Hezbollahut, 14 të vdekur dhe 66 të plagosur