Sulmi në Belgjikë, fillojnë
hetimet për terrorizëm

Sulmi në Belgjikë, fillojnë<br />hetimet për terrorizëm
Prokurorët e Belgjikës e kanë hapur një hetim për “përpjekje terroriste për vrasje”, pasi një person i sulmoi dy ushtarë me thikë në Bruksel.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Belgjikës deklaroi sot se i dyshuari 30 vjeçar, mbrëmë ishte qëlluar dy herë nga policia.

Sulmuesi është dërguar më pas drejt spitalit në një gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas ndërroi edhe jetë.

Prokuroria belge ka deklaruar se autori i sulmit ishte një shtetas belg me origjinë nga Somalia.

Gjithashtu bëhet e ditur se është bastisur edhe banesa e tij në qytetin Bruzh, rreth 100 kilometra në veriperëndim të Brukselit.

Belgjika ka kaluar në gjendje të gadishëmrisë së lartë, pas sulmit të marsit vitin e kaluar, ku në aeroport dhe metro të Brukselit u vrarë 32 persona nga një sulm terrorist.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale