Anis Amri, 23-vjeçari tunizian, i cili është shpallur në kërkim si autori i dyshuar i sulmit në Berlin ku humbën jetën 12 persona dhe u plagosën 49 të tjerë, ka qenë nën vëzhgim për një kohë të gjatë nga policia gjermane.
Sipas medieve të huaja, 23-vjeçari, ka qenë nën vëzhgim si i dyshuar se po planifikonte një grabitje për të siguruar shuma parash për blerje armësh, por policia ka ndaluar vëzhgimin e tij për mungesë provash.
Sipas BBC, në kabinën e kamionit të përdorur në sulmin e Berlinit, është gjetur leja e qëndrimit e tunizianit 23 vjeçar, e cila ka shërbyer si një provë për të lëshuar një urdhër arresti për të.
Kërkimet po zhvillohen në të gjithë Evropën dhe për dhënien e informacioneve që do të çonin në arrestimin e tij, është vendosur një shpërblim prej 100 mijë euro.
Amri, mendohet të jetë plagosur gjatë një përleshjeje me shoferin polak të kamionit i cili u gjet i vrarë brenda kabinës së mjetit.
Si një masë për të rritur sigurinë publike në Gjermani, është zgjeruar leja për të vendosur dhe mbikëqyrur me kamera vendet publike.
Redaksia Onlie
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com