Sulmi në Berlin, familja kërkon
trupin e pajetë të autorit

Sulmi në Berlin, familja kërkon<br />trupin e pajetë të autorit
Familja e autorit të sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, ka kërkuar që trupi i tij të dërgohet në Tunizi.

Anis Amir, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane, humbi jetën ditën e djeshme në Itali gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë në Milano.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Tunizisë, Bouraoui Limam, është shprehur se pret që turpi i pajetë i 24 vjeçarit të kthehet në vendin e tij të lindjes.

Realizimi i kësaj kërkese do të dojë një kohë të gjatë pasi trupi i Amir, do të ekzaminohet nga autoritetet italiane, gjermane dhe ato tuniziane.

Ansi Amir, është shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane pasi dyshohej të ishte personi që kishte drejtuar kamionin  drejt tregut të Krishtlindjeve, ku humbën jetën 12 persona dhe u plagosën 49 të tjerë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni