Sulmi në Berlin, ISIS merr
përgjegjësinë: Ishte ushtari ynë

Sulmi në Berlin, ISIS merr<br />përgjegjësinë: Ishte ushtari ynë
I ashtuquajtur Shteti Islamik, ka marrë përgjegjësinë për sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Berlin ku humbën jetën 12 persona dhe 49 të tjerë u plagosën.

"Ishte ushtari ynë dhe sulmi është një hakmarrje për luftën që po ndodh në Siri",
shkruhet në njoftimin e ISIS.

Për momentin nuk është bërë publik identiteti i militanti që ka kryer sulmin në njoftimin që ISIS ka bërë në agjencinë e tij të lajmeve.

Ndërkohë që ky njoftim mbetet ende për tu konfirmuar edhe prokurori federal, Peter Frenk, është shprehur se mënyra se si është realizuar ky sulm, sugjeron se është një akt i kryer nga ekstremistë islamik.

Policia kishte arrestuar një person gjatë mbrëmjes së djeshme, si autorin e dyshuar të sulmit, të cilin pas disa orësh iu desh ta lëshonte pasi nuk kishte prova të mjaftueshme se ishte ai që kishte kryer sulmin.

Shefi i policisë në Berlin, Klaus Kandt, është shprehur se janë duke u ndjekur disa pista hetimi dhe nuk përjashtohet mundësia që mos të ketë vetëm një autor, por disa.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër