Sulmi në Berlin, policia arreston një
pakistanez, lirohet disa orë më pas 

Sulmi në Berlin, policia arreston një<br />pakistanez, lirohet disa orë më pas 
BERLIN- Mediat e huaja kanë publikuar pamjet që tregojnë një moment të arrestimit të shoferit që u fut me kamion në një treg Krishtlindjesh në Berlin, të mbipopulluar të hënën në mbrëmje, duke vrarë 12 persona dhe plagosur 48 të tjerë.

Videoja nuk tregon fytyrën e shoferit, sepse ai është i mbuluar, dhe transmetohet vetem çasti kur policia fut në një makinë.

I dyshuari është identifikuar si shtetasi pakistanez, Nevad B. (23) , i cili në muajin shkurt përmes Ballkanit kishte mbërritur në Berlin. Ai u arrestua jo shumë larg nga vendi ku ndodhi tragjedia.

Edhe pse pritej që nga ky arrestim të hidhej dritë mbi përgjegjësinë e sulmit terrorist, në fakt policia gjermane e ka lënë të lirë pakistanezin, për mungesë provash. Më herët, edhe shefi i policisë së Berlinit ishte shprehur se "nuk është e qartë nëse personi i arrestuar pas sulmit të djeshëm me kamion në një treg Krishtlindjesh ishte shoferi i automjetit"

Klaus Kandt u tha gazetarëve në Berlin se policia “ende nuk ka mundur ta konfirmojë këtë”. 

Ndërsa ministri i Brendshëm gjerman Thomas De Maiziere tha se pas marrjes në pyetje, personi i arrestuar ka mohuar çdo përfshirje në këtë rast. 

Ai theksoi gjithashtu se pakistanezi kishte shkuar në Gjermani për të kërkuar azil politik dhe se kërkesa e tij nuk kishte përfunduar.

Ndërkaq, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se do të ishte “veçanërisht e pështirë”, nëse provohet se pas sulmit ishte një refugjat, citon BBC mediat gjermane.

I dyshuari ishte kapur në një park 2 km larg tregut të Krishtlindjeve në perëndim të Berlinit.

Nga ana e saj, Kancelarja Angela Merkel ka premtuar se do t’i ndëshkojë ata që janë përgjegjës për sulmin Berlinit.

Dëshmitarët thanë se tregu popullor i Krishtlindjeve ishte i mbushur me turistë dhe banorë vendës kur aty u përplas kamioni, që duket se ishte me shpejtësi më të madhe se 60 kilometra në orë. Autoritetet thanë se automjeti ishte i ngarkuar me trarë çeliku.

Incidenti ngjalli kujtimet e sulmit të muajit korrik në Nisë të Francës kur një tunizian goditi me kamion turmën që po kremtonte ditën e Bastijës, duke vrarë 86 veta. Për sulmin në Nisë, përgjegjësinë e mori grupi Shteti Islamik.

Mediat: Policia ka arrestuar personin e gabuar, autori në arrati
Sulmi i brendshëm në Berlin vijon të ketë shumë pikëpyetje lidhur me atentatorin. Mediat gjermane shkruajnë  se policia nuk është e bindur nëse pakistanezi i arrestuar 23 vjecarin Nevad B është përgjegjësi i sulmit me kamion ku mbetën të vrarë 12 persona. Die Welt shkruan se policia e Berlinit  dyshon se i arrestuari nuk është drejtuesi i kamionit dhe se autori është ende i armatosur dhe i lirë.Edhe Bild pyet: Policia ka një gabuar personin e gabuar?
Më tej minisitri i brendshëm gjerman Maiziere ka konfirmuar se 23 vjecari i dyshuar  ka mohuar akuzat. Ai u arrestua në park 2 km larg tregut të Krishtlindjeve  ku  ndodhi ngjarja tragjike. I riu ka mbërritur në Gjermani në 13 dhjetor 2015 përmes rrugëve ballkanike dhe ka kërkuar azil.
 
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023