Shoferi polak, Lukasz Urban, sipas mjekëve ligjorë është qëlluar disa orë përpara kryerjes së sulmit terrorist nga tuniziani 24 vjeçar, Ansi Amri.
Sipas raportit mjeko ligjorë, Urban, ka humbur jetën prej humbjes së gjakut nga një plagë e shkaktuar me armë zjarri në kokë.
Ndërkohë mediave gjermane raportojnë se shoferi polak është qëlluar në kokë rreth orës 16:00, pothuajse 4 orë përpara sulmit në tregun e Krishtlindjeve, ku humbën jetën 12 persona dhe u plagosën 49 të tjerë.
Edhe pse i plagosur, në përfundimet e nxjerra nga mjekët, Lukasz Urban, mund të ketë qenë ende gjallë në sedijen e pasagjerit gjatë momentit të sulmit terrorist, por nuk kishte asnjë mundësi që të bënte devijimin e kamionit pasi nuk ka qenë i vetëdijshëm.
Ndërkohë një peticion është organizuar për t’i dhënë një çmim pasvdekjes shoferit polak dhe deri në këto momente raportohet se janë mbledhur rreth 38 mijë firma.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com