Sulmi në Britani, "rrjedhja e
informacioneve", në rrezik hetimet

Sulmi në Britani, informacioneve", në rrezik hetimet">
Britani-Duket se tragjedia në Mançester Arena po vë përballë Britaninë dhe Shtetet e Bashkuar të Amerikës duke acaruar tonet mes agjencive sekrete.

Këshilli i Krerëve të Policisë Kombëtare në Britani paralajmëroi se rrjedhja e mundshme e informacioneve “minon hetimet e tij”, një deklaratë e lëshuar pak pas publikimit të fotove që tregonin mbetjet e bombës së përdorur në sulmin e Mançesterit.

Hetuesit u shprehen se nuk do të ndajnë informacione me Uashingtonin. Mediat amerikane raportuan se në masakrën e Mançester u përdor eksplozivë e llojit Tatp e njëjta që u përdor më tragjedinë e Parisit dhe Brukselit.

Një deputet amerikan u shpreh se autori kamikaz Salman Abedi nuk ishte një ujk i vetmuar por ishte pjesë e një rrjeti terroristësh të inspiruar nga ISIS. Për më tepër e përditshmja Times ka raportuar se Abedi ishte shënjuar si një element i rrezikshëm, madje ishte denoncuar edhe për prirjet e tij radikale. Por përhapja e informacioneve të tilla nuk është pritur nga policia britanike sipas të cilës kemi të bëjmë me rrjedhje informacionesh të cilat dëmtojnë hetimet.

‘Ne ndajmë me shërbimet sekrete informacione të ndjeshme por nëse besimi thyet atëherë raportet tona dëmtohen’ u shpreh një zëdhënës i policisë britanike. Sa i përket hetimeve të deritanishme për tragjedinë bëhet me dije se policia është duke kërkuar për bashkëpunëtorët të cilët kanë ndihmuar autorin 22 vjeçar Abedi të kryejë atentatin. Autoritetet janë duke hetuar për një network terroristësh të lidhur me Abedi.

Në rrjet mendohet se bëjnë pjesë babai dhe vëllai i kamikazit tashmë të arrestuar në Tripolo. Në Britani janë arrestuar 8 persona ndërsa hetimet dhe kërkimet vijojnë. Ndërkohë pas ngjarjes tragjike në Mançester Arena ku humbën jetën 22 persona Britania është vendosur nën masa të forta sigurie.

[gallery]22434[/gallery]
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024